Demokratët po distancohen nga të dy liderët që luftojnë për kryesimin e selisë blu, duke kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe bashkimin e dy kampeve të përçarë të Partisë Demokratike. Ibsen Elezi dhe Edvin Kulluri, ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp të kësaj të hëne, deklaruan se do të japin gjithë kontributin e nevojshëm për të siguruar bashkimin e Partisë Demokratike.