Kërkuesit izraelitë i kanë mësuar një peshku të kuq të ngasë një mjet, jo në ujë, por në tokë. Për studimin, që është publikuar edhe në revistat shkencore, peshku i kuq është trajnuar të përdorë një platformë me rrota. Kjo e fundit, mund të ecë dhe të ndryshojë kursë, si reagim ndaj lëvizjeve të peshkut në akuariumin e vogël që është vendosur në platformë. Qëllimi ishte që të dërgohej mjeti robotik drejt një shënjestre që mund të shihej nga akuariumi.