Ekziston një oqean i madh dhe i lëngshëm me ujë në Mars, pretendon një analizë e re e të dhënave nga sonda robotike InSight e NASA-s. Ky mision u nis në vitin 2018, me qëllim të regjistrimit të aktivitetit sizmik në Planetin e Kuq dhe shpejt u zbulua se - Marsi është ende gjallë. Kjo analizë e re është një tjetër tregues se uji në Mars nuk u avullua kur planeti humbi atmosferën e tij miliarda vjet më parë, ose se uji ishte i kufizuar në kapakët e akullit polar. Megjithatë, qasja në atë ujë është praktikisht e pamundur. Nuk është një oqean sipërfaqësor, sepse uji shtrihet nëpër shtresa shkëmbi, duke filluar të paktën 11 kilometra nën sipërfaqen e planetit. Sipas përllogaritjeve të studiuesve të Universitetit të Kalifornisë nëSan Diego dhe Berkeley, vlerësohet se mes shkëmbinjve ka aq shumë ujë sa mund të mbulojë planetin dhe se më pas sipërfaqja e ujit do të ishte dy kilometra e thellë.