Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin Lezhë-Shëngjin. Automjeti tip Peugeot është përplasur me një betoniere në afërsi të lagjes Xhenio, e për pasojë është zhvendosur disa metra më tej. Si pasojë e goditjes, ka mbetur I plagosur pasagjeri në automjet. Policia dhe ambulance u vendosën menjëherë në vendin e ngjarjes.