Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bullgarisë që të ndihmojë Ukrainën në riparimin e pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitaly Moskalenko, i ka dërguar një letër nga Zelensky Parlamentit të Bullgarisë, në të cilën thuhet se autoritetet në Kiev shpresojnë se Bullgaria do të ndihmojë në riparimin e pajisjeve ushtarake ukrainase dhe do të vazhdojë të ndihmojë ukrainasit që po i largohen agresionit rus.