Ukraina po përgatitet për një samit paqeje që synon t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia vitin e kaluar, tha presidenti Volodymyr Zelensky pas bisedimeve me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Hapi i radhës është një takim i këshilltarëve të sigurisë kombëtare nga disa aleatë të Ukrainës, i planifikuar të mbahet në Maltë, më vonë këtë muaj.