Top News – Një forcë e re e natyrës/ Eksperimenti që mund të rishkruajë rregullat e fizikës
08/04/2021 12:43

Nga një magnet që ngjitet në derën e frigoriferit e deri tek hedhja e topit në koshin e basketbollit, forcat e fizikës janë të pranishme në cdo moment në jetët tona. Të gjitha forcat që ne përjetojmë cdo ditë, mund të reduktohen në vetëm katër kategori: graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe ajo e dobët. Tani, fizikantët kanë dalë me një kërkim të ri të kryer në një laborator afër Chikagos. Katër forcat themelore menaxhojnë se si objektet dhe pjesëzat në univers ndërveprojnë me njëra tjetrën. Psh, graviteti bën që objektet të bien në tokë dhe objektet e rënda sillen sikur ata të jenë të ngjitur në dysheme. Tani, ekspertët thonë se rezultati siguron prova të forta për ekzistencën e një pjesëze nënatomike të panjohur ose të një force të re. Por, rezultatet nga eksperimenti Muon g-2 nuk sjellin një zbulim përfundimtar ende. Eksperimenti i kryer në Fermilab, në illinois kërkonte shenja të një fenomeni të ri në fizikë duke studiuar sjelljen e Muoneve. Muonet janë pjesëza nënatomike jo stabël të të njëjtës klasë si një elektron. Eksperimenti Muon g-2 i dërgonte pjesëzat rreth një unaze 14 metra të gjatë dhe më pas aplikonte një fushë magnetike. Sipas rregullave aktuale të fizikës, të shkruara në modelin standart, kjo duhej ti bënte muonet të lëkundeshin në një shkallë të caktuar. Por, shkencëtarët zbuluan se muonet u lëkundën me një shkallë më të shpejtë nga ajo e pritura. Kjo mund të ishte shkaktuar nga një forcë e natyrës që ëhstë krejtësisht e re për shkencën. Askush nuk e njeh ende potencialin e kësaj force ndonëse në teori fizikantët besojnë se ajo mund të jetë e lidhur me një pjesëz nënatomike ende të pazbuluar.

Top Channel/ Paralizohet Italia, sot i gjithë vendi në grevë: Bllokohet transporti e shëndetësia!
20/11 12:24
Top News – Putin fton liderët evropianë në Moskë /‘Gati’ për bisedime për fundin e luftës në Ukrainë
20/11 12:10
Top News – Garanci si të NATO-s për Ukrainën…Rusia kundërshton idenë amerikane: E papranueshme
20/11 11:59
Top News – Punonjësit bëhen milionerë brenda natës / Anthropic bëhet publik, ‘paguheshin’ me aksione
20/11 11:55
Top News – Hakmerret Putin, goditen 3 ura në Kiev/ Breshëri raketash balistike e dronësh mbi Ukrainë
20/11 11:50
Top News – Trump shpërthen kundër Evropës…pas takimit me Putin: ‘Mos mbështesni më Ukrainën’
20/11 11:45
Top Channel/ Anthropic nuk qetëson bursat: “Flluska” e AI-t, tërmet në tregjet financiare globale!
20/11 11:19
Top Channel/ Samiti në Kinë, ekspertët: Rikthim politik për Putin, Xi konsolidoi pozitat globale!
20/11 11:18
Top Channel/Një ditë pas samitit të paqes, Putin bombardon urat e Ukrainës: Polonia në alarm!
20/11 11:18
Top Channel/ Mbretëria e Bashkuar më pranë rikthimit në BE
19/11 23:25
Top Channel/ Rusi-Ukrainë, bota flet për paqe por sulmet shtohen
19/11 23:22
Top Channel/ Trump “presion” BE: Mjaft hodhët miliarda për një luftë
19/11 23:20
Top News- Bombardimi i urës së Krimesë/ Putin zotohet për përgjigje ‘të dhimbshme’ ndaj Ukrainës
19/11 23:00
Top News- Skenarë për sulme të reja amerikane/ Trump për Iranin: Do të shohim pas 1 janarit
19/11 22:57
Top Channel/ Anthropic trondit Wall Street! Vlerësohet më shumë se SpaceX
19/11 22:48
Top News- Refuzohet ‘Jalta 2.0’,Evropa i del kundër Trump, Putinit e Xi: Ukraina s’negociohet pa ne!
19/11 22:48
Top Channel/ “Ndihem budalla”! Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët
19/11 22:33
Top Channel/ Pse Shtëpia e Bardhë konfiskoi telefonat e gazetarëve në Air Force One?
19/11 22:29
Top Channel/ Alarm në Skoci, policia kërkon ndalimin e shitjes së skuterëve elektrikë!
19/11 22:26
Top News- Putin paralajmëron Ukrainën dhe BE: Bëni kompromis ose do të përballeni me realitet të ri
19/11 22:09