Blerona Hasa është zgjedhur gjyqtarja e re e Kolegjit Zgjedhor, duke plotësuar vakancën e krijuar nga Asim Vokshi. Zgjedhja e saj u bë me short nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Me mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit më 6 mars, është plotësuar edhe Kolegji Zgjedhor, që do të vlerësojë procesin zgjedhor dhe ankesat nga partitë politike në lidhje me këto zgjedhje.