Top News – Një 96 vjeçare në arrati… / Sekretarja e kampit nazist, ‘zhduket’ para gjyqit
30/09/2021 16:05

Irmgard Furchner, 96 vjec, duhej të dilte para gjyqit në gjermaninë veriore të enjten për bashkëpunim në 11 mijë vrasje, por gjykatësi në fakt lëshoi një urdhër arresti për të. Një ish sekretare në kampin nazist të përqendrimit Stutthof, ajo duhej të dilte para një gjykate të rinjsh në Itzehoe. Sidoqoftë, ajo u zhduk nga shtëpia e të moshuarve ku qëndronte. Ajo mori një taksi dhe u largua – tha një zëdhënës i gjykatës. E akuzuara mendohet se ka marrë më pas metronë drejt periferisë së hamburgut. Gjykatësiu tha se ajo tani është një e arratisur dhe një grup që përfaqëson të mbijetuarit e kampeve naziste shprehur zemërim për faktin se ajo mundi të largohej. Rasti konsiderohet në fakt i paprecedenttë pasi Irmgard Furchner ishte një punonjëse civile në Stutthof. Ajo punonte si daktilografiste në kampin afër qytetit polak të Gdanskut, që asokohe ishte pushtuar nga gjermania naziste dhe njihej si Danzig. Për dy vite para fundit të luftës në 1945 ajo thuhej se njihte detajet e asaj që ndodhte në kampin e përqendrimit. Gjatë një gjyqi në 1954, ajo tregoi se si ajo thjeshtë shkruante mesazhet që i jepeshin por nuk dinte asgjë për vrasjet naziste në kamp. Rreth 100 mijë njerëz mbaheshin në Stutthof, i njohur për kushtet mizore dhe rreth 65 mijë mendohet të kenë vdekur atje. Procesi është një nga gjyqet e fundit të nazistëve për faktin se pak të akuzuar janë ende gjallë. Gjyqi po mbahet në një gjykatë për të rinjtë pasi e akuzuara, tani 96 vjec, ishte vetëm 17 vjec në kohën e ngjarjeve.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00