Top News – Nis vaksinimi i mësuesve/ Astrazeneca-nuk ka asnjë problem me injeksionin
15/03/2021 11:14

Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve në vendin tonë. Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë. Me këtë rast kryeministri i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë. Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek të vaksinuarit. Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj përsa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit më të deri më 28 mars. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar. Sakaq mëngjesin e kësaj të hëne ka vijuar edhe rivaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç ne stadiumin “Air Albania”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër si po vijon procesi i vaksinimit të të moshuarve,nga ku beri të ditur se do të vaksinohen rreth 2500 persona, mes të cilëve janë edhe ata që kanë nevojë për dozën e dytë. “Është shumë i rëndësishëm i gjithë mbulimi territorial që do bëhet në shkolla për çështjen e vaksinimit të mësuesve. Sot kemi planifikuar 2500 doza vaksinime dhe rivaksinime në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16