Nis nga Fieri aksioni kombëtar i vaksinimit anticovid “derë më derë”, për të nxitur qytetarët për t’u vaksinuar. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga Fieri se këtë të premte nis një fazë e re e vaksinimit anticovid, duke ftuar drejtuesit e bashkive dhe njësive administrative në të gjithë vendin, të bëhen pjesë e aksionit të vaksinimit në çdo komunitet.