Qyteti i Peshkopisë është zgjuar nën acararin e temperaturës -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella termometri ka shënuar temperatura edhe më të ulta. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet. Zonat e thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës, dhe Kalasë së Dodës janë të izoluara, dhe prej 72 orësh një pjesë e tyre ka mbetur pa energji elektrike, së bashku me 3 Njësi Administrative në Bulqizë, Krasta, Ostreni, Trebishti dhe disa fshatra në Tërnovë. Një pjesë e qytetit të Peshkopisë është pa ujë të pijshëm, për shkak se tubacionet kanë ngrirë si pasojë e temperaturave shumë të ulëta, efekt ky i cili ishte paralajmëruar edhe nga Agjencia kombëtare e Mbrojtjes Civile.