Hakerat iranianë kanë publikuar video të tjera të cilat i kanë marrë nga kamerat e sigurisë së policisë shqiptare në porte, aeroport, pika kufitare apo dhe paraburgim. Videot e reja janë shfaqur në faqen ‘homeland justice’, aty ku edhe më herët janë publikuar të dhënat e tjera që u morën nga faqet zyrtare, mes të cilave dhe posta elektronike e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.