“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”. Ky ishte një nga justifikimet e Xherxh (Gjergj) Laccit, i cili për 6 vite me radhë mbajti të ngujuar bashkëshorten e tij dhe 2 djemtë, në banesën e tyre në zonën e “5 Majit” në kryeqytet.