Një shtresë e trashë dëbore ka mbuluar Yorkshire në veri të Anglisë ku stuhia Darsi ka sjellë acar e temperatura nën zero. BBC thotë se reshjet e dëborës mund të vazhdojnë pa pushim deri të mërkurën në këtë zonë. Paralajmërime janë lëshuar për Londrën dhe juglindjen e Britanisë ku priten ngërcë të mëdha të trafikut nëpër rrugë si dhe probleme të udhëtimit me tren apo avionë. Banorëve u është thënë se ka rreziku rrugët të bllokohen nga bora është I madh, e nuk përjashtohen as ndërpretjet e furnizimit me energji elektrike apo shërbime të tjera përfshirë gazin, ujin e madhe edhe ato të telekomunikacionit.