Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës, e cila shkruan se kjo datë na kujton vlerën e bamirësisë, vullnetarizmit dhe dhembshurisë për tjetrin. “Është kujtesë për ndikimin e pabesueshëm që ka dashuria dhe kujdesi për të tjerët, duke ndjekur shembullin e Nënë Terezës, e cila ia kushtoi jetën e saj njerëzve në nevojë”, përfundon ambasada e SHBA.