Top News – Nëse miratohet nga EMA…/ Bavaria nënshkruan marrëveshje me Sputnik v
08/04/2021 12:34

Landi gjerman i Bavarisë ka nënshkruar marrëveshje për blerje të 2.5 milionë dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatorët evropianë. Markus Soeder, udhëheqës i këtij landi ka thënë më 7 prill se Bavaria ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për furnizim me Sputnik V. Nëse Sputnik V miratohet nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, Bavaria do të pranojë 2.5 milionë doza përmes një kompanie që do të prodhojë vaksinën në qytetin bavarian Illertissen, ka thënë Soeder. Prodhimi në Illertissen mund të nisë këtë vit, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Bavarisë, Klaus Holetschek. Memorandumi përfshin mundësinë e importimit të vaksinës, ka thënë Holetschek, duke shtuar se ajo është “vaksinë shumë efektive”. Agjencia Evropiane e Ilaçeve është duke analizuar këtë vaksinë për autorizim. Ekspertët e kësaj agjencie janë duke pritur që të udhëtojnë në Rusi më vonë gjatë këtij muaji, për të vëzhguar prodhimin dhe ruajtjen e vaksinës. Rusia ka miratuar për përdorim këtë vaksinë në muajin gusht, duke e bërë Sputnik V, vaksinën e parë të autorizuar kundër koronavirusit, pavarësisht pse të gjitha testet klinike nuk ishin kompletuar atë kohë. Qeveria gjermane, e cila është përballur me kritika për shkallë të ulët të vaksinimit, meqë ka mungesë të vaksinave, ka thënë muajin e kaluar se do të jetë e hapur për të përdorur Sputnik V, nëse miratohet nga rregullatori evropian për ilaçe.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52