Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe kompania amerikane Bechtel Internacional kanë nënshkruar kontratën e fazës së parë për ndërtimin e hidocentralit të Skavicës. Menjëherë pas miratimit të projektligjit për ndërtimin e hidocentralit të Skavicës, me 93 vota pro, ka filluar edhe faza e parë e implementimit të këtij projekti. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e ka cilësuar hidrocentralin e Skavicës si veprën më të rëndësishme në sektorin energjitik.