Marina ruse ka vendosur t’i japë fund nëndetëses më të madhe në histori pas katër dekadash. Vladimir Maltsev, kreun e Lëvizjes Mbështetëse të Flotës Ruse njoftoi humbjen e njësisë së fundit të zhytësit të klasit Typhoon. Kjo nëndetëse, e cila u bë e famshme falë filmit të vitit 1990 “The Hunt for Red October”, me protagonist Sean Connery, është 175 metra e gjatë dhe 25 metra e gjerë. Ajo është më e madhja në histori, e aftë për të ngarkuar deri në 20 000 tonë dhe e pajisur me raketa balistike ndërkontinentale.