Vendimi i Presidentit Joe Biden për të formuar një aleancë strategjike Indo-Paqësore me Australinë dhe Britaninë për t’iu kundërvënë Kinës ka zemëruar Francën dhe Bashkimin Evropian. Ato po ndihen të mënjanuar dhe e shohin këtë veprim si një kthim në epokën e Presidentit Trump. Nisma e sigurisë, e njoftuar këtë javë, duket se i ka dhënë fund të papritur një vere pozitive të Presidentit Biden me Evropën.