Top News – Nën 40 vjeçarët në Britani/ Mund të marrin një alternativë të Astrazeneca-s
07/05/2021 17:47

Shumicës së të rriturve nën 40 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do t’iu jepet një alternativë e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të rrezikut - ndonëse të ulët - nga mpiksja e gjakut. Rregullatori britanik i sigurisë së barnave tha se ka regjistruar 242 raste të mpiksjes së gjakut dhe 49 vdekje, pas administrimit të 28.5 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca. Rreziku për mpiksje gjaku thuhet se është pak më i lartë te grup-moshat e reja. “Pasi normat e koronavirusit po vihen nën kontroll, ne këshillojmë që të rriturve të moshës 18-39 vjeç, pa sëmundje të tjera, t’iu ofrohet një alternativë e vaksinës AstraZeneca, nëse është e disponueshme dhe nëse nuk shkakton vonesa në vaksinim”, tha Ëei Shen Lim, nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Mbretërinë e Bashkuar. Vaksina e kompanisë anglo-suedeze AstraZeneca është lidhur me disa raste të mpiksjes së gjakut, që shfaqen pas niveleve të ulëta të trombociteve në gjak. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që vaksina të përcillet me paralajmërimin se shkakton mpiksje të rralla gjaku, por ka theksuar se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet. Disa vende e kanë kufizuar përdorimin e kësaj vaksine në grup-mosha të caktuara. Mbretëria e Bashkuar ka si alternativë dy vaksina të tjera kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech dhe Moderna. Në këtë vend, afro 35 milionë njerëz tashmë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit. Ajo ka regjistruar mbi 4.4 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB