2 turistë francezë që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Gryka e Skoranës", tek shpella e Pëllumbasit janë shpëtuar nga policia e Tiranës. Pas njoftimit se dy turistët kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur, gjatë eksplorimit të natyrës, forcat policore janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e Forcave Speciale "Shqiponja".