Peshkatari turk Sahin Afsut, druan më të keqen; të prekë një minë dhe të zhduket nën ujë sa hap e mbyll sytë. Ashtu si edhe shumë peshkatarë të tjerë në Rumelifeneri, një fshat në shkëmbinjtë e bosforit, në Stambollin verior, Afsut dhe ekuipazhi i tij, kanë qëndruar të ndalur në port që nga zbulimi i një mine që pluskonte në ujë muajin e shkuar, në detin e zi.