Lezha është padyshim qarku me numrin më të madh të aksidenteve rrugore për vitin kalendarik 2021. Nga shifrat e përpunuara, bie në sy numri i madh i atyre me pasoja të rënda deri në humbje jete. Akset rrugore më të përgjakura janë padyshim ato Milot-Rrëshen, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Tiranë,si dhe rruga e Tales. Aksidentet me pasojë vdekjen në këtë qark kanë nisur që në muajin e parë të vitit, madje dhe në dhjetor ku humbën jetën bab e bir.