Gjykata e Posaçme ka caktuar orën 10 të paradites së të mërkurës për të mbajtur seancën në lidhje me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë. Kërkesa u mor fillimisht në shqyrtim nga gjyqtari Erjon Bani, pasi gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela ishte me leje vjetore. Por, avokatët e ish Presidentit Ilir Meta kërkuan nga gjyqtari Bani që të shpallë moskompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese me arsyetimin se ajo duhej marrë në shqyrtim nga gjyqtari i hetimit paraprak.