Të punësuarit në administratë publike së bashku me punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose tampon negativ duke filluar nga data 4 janar. Urdhri i ministrisë së shëndetësisë i vulosur një muaj më parë, hyn në fuqi këtë fillimvit, duke kthyer në një domosdoshmëri, vaksinimin apo testimin javor ndaj koronavirusit. Domosdoshmëria e certifikatës së vaksinimit vjen si pasojë e ngadalësimit të ritmit të vaksinimit por edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili përbën një rrezik konkret për përkeqësimin e situatës pandmeike në vend.