Top News/ Në mesin e luftimeve të ashpra në Donjeck/ Moska dhe Kievi shkëmbejnë të burgosurit
14/09/2024 20:30

Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa të dyja palët raportohet se kanë realizuar edhe një këmbim të ushtarëve të burgosur. Guvernatori rajonal i Donjeckut, Vadym Filashkin, tha se katër civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur, pasi Rusia kreu më shumë se 20 sulme, duke detyruar më shumë se 900 banorë që të evakuohen. Forcat ruse kanë vazhduar përparimin e tyre drejt Pokrovskut, një qendër e rëndësishme logjistike dhe e furnizimeve për trupat ukrainase, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës. Ushtria ukrainase ka raportuar për mbi 130 beteja, shumica në drejtim të Pokrovskut, apo afër qytetit Kurkove. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka marrë nën kontroll fshatin Zhelane Pershe, vetëm 20 kilometra larg qytetit Kurkove. Rusia po ashtu ka kryer sulme me dronë dhe ukraina tha se ka rrëzuar mbi 70 dronë rusë. Luftimet në Ukrainë vijnë në kohën kur Rusia po tenton të dëbojë forcat e Kievit nga territori i saj. Ukraina ka marrë nën kontroll më shumë se 1.300 kilometra katrorë në rajonin rus të Kurskut, pasi nisi ofensivën atje në gusht. Më 14 shtator, Rusia dhe Ukraina po ashtu kanë këmbyer nga 103 ushtarë të burgosur. Ky është këmbimi i tretë i të burgosurve, që kur Ukraina nisi ofensivën në Rusi

Top News – Qindra bletë në sulm, 24 të plagosur / Francë, 3 në gjendje kritike, rast i pazakontë
08/07 15:24
Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05
Top Channel/ “Miqësia miqësi, paraja të vejë e të vijë”: 35%, Trump “godet” me tarifa Serbinë!
08/07 10:53
Top Channel/ Trump “rrëzon” Pentagonin: Do dërgoj armë në Ukrainë, po goditen shumë rëndë!
08/07 10:50
Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18