Top News/ Në kërkim të armëve e municioneve / Putin në Korenë e Veriut, shtrohet tapeti i kuq
19/06/2024 11:54

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka premtuar mbështetje të plotë për luftën e Rusisë në Ukrainë, teksa u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në Phenian të mërkurën. Takimi mes dy udhëheqësve synon zgjerimin e bashkëpunimit të shtetit të tyre në fushën e ekonomisë dhe atë ushtarake dhe shfaq një front të bashkuar kundër Uashingtonit. Putin falënderoi Kim për mbështetjen dhe tha se dy shtetet do të nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit teksa dy vendet “luftojnë kundër politikave imperialiste hegjemonie të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të tij kundër Federatës Ruse”. Vizita e Putinit në Korenë e Veriut vjen në kohën kur janë rritur shqetësimet për një marrëveshje të armëve, përmes së cilës Koreja e Veriut i ofron Rusisë municionet që i duhen për të mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe transfereve të teknologjisë që mund të rrisin kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe i raketave të Phenianit. Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra ekonomike të vendosura nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për shkak të programit të raketave dhe armëve bërthamore të Phenianit. Po ashtu, Rusia po përballet me sanksione që ka vendosur Uashingtoni dhe partnerët e tij perëndimorë për shkak të agresionit të Moskës ndaj Ukrainës. Kim tha ndërkohë se raportet mes Moskës dhe Phenianit janë në një nivel të ri më të lartë, përtej raporteve që vendet kanë pasur gjatë kohës sovjetike. Lideri koreanoverior po ashtu tha se shpreson se “miqësia mes dy shteteve do të bëhet më e fortë”, raportuan agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi.

Top Channel/ Trump zbulon “sekretin”: Pse e sulmova Iranin
04/03 23:31
Top Channel/ Iraku në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
04/03 23:24
Top Channel/ “Shënjestër qipro, jo Turqia”, Greqia ka një version tjetër
04/03 22:50
Top Channel/ Djali i Liderit Suprem të Iranit me perandori globale pronash, zbulohet lista e…
04/03 22:05
Top Channel/ Lufta te dera? Ushtria e SHBA rrezon raketën që do godiste Greqinë
04/03 22:03
Top News-Ministrat izraelitë fikin vendndodhjen/Kërcënimi, Irani po organizon eliminimin e zyrtarëve
04/03 20:57
Top Channel/ Ofensiva në Liban, Izraeli shënjestron nga toka dhe ajri Hezbollahun
04/03 20:04
Top Channel/ SHBA fundos anijen iraniane, 80 të vrarë, Teherani raketa Turqisë
04/03 19:40
Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
DIGITALB DIGITALB