Gjykata e Shkodrës la në burg me afat 40 ditë shtetasin rus Igor Kokunov, i cili u arrestua në pikën e kalimit kufitar Muqiran më datë 28 gusht të këtij vit. Nga verifikimet e kryera në kufi, rezultoi se 59 vjecari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi.