Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski, nëpërmjet një deklarate publike, kërkoi nga të gjithë qytetarët e vendeve të ndryshme të botës që mbështesin vendin e tij në këtë betejë me Rusinë, që t’i bashkohen luftës. Për këtë ai u shpreh se të interesuarit duhet të kontaktojnë me ambasadën ukrainase në vendin e tyre dhe përkatësisht me atasheun e Mbrojtjes së Ukrainës.