Top News – Në flakë kodrat e Gjirit të Lalzit/ Në operacion, disa njësi të forcave Zjarrfikëse
18/07/2022 19:50

Jo vetëm zjarrfikësit lokal, por edhe zjarrfikës të forcave të armatosura dhe zonave të afërta po ndihmojnë në shuarjen e vatrave të zjarrit në Durrës e Krujë. Qarku i Durrësit po përballet me disa vatra zjarri. Prej 24 orësh vazhdon zjarri në kodrat e Lalëzit. Burimet logjistike dhe njerëzore të të 3 stacioneve zjarrfikëse që ka qarku së bashku me stacionin e Autoritetit Portual, janë në terren në operacionet për fikjen e zjarreve. Shtabi i emergjencave civile në prefekturën e Durrësit bën të ditur se në terren janë angazhuar të gjitha strukturat për vënien nën kontroll të zjarreve. Situata në Gjirin e Lalzit paraqitet problematike, pasi terreni është i vështirë dhe favorizohet edhe nga era. Në Lalëz të Ishmit zjarri ka rënë në zonën kodrinore dhe nuk ka banesa përreth. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 7 zjarrfikëse, tre prej të cilave të Durrësit, një i Shijakut, dy zjarrfikse të Autoritetit Portual Durrës dhe një zjarrfikëse e ardhur nga Kamza. Në fshatin Shetaj të Ishmit është riaktivizuar vatra dhe po punohet me një zjarrfikëse aktualisht. Edhe në Manëz, pranë kampit të muxhahedinëve ka një tjetër vatër dhe po punohet me një zjarrfikëse. Në Durrës një tjetër zjarr ka rënë në lagjen 18 të qytetit, pranë Kryqit të Kuq. Për shkak të situatës problematike në Gjirin e Lalzit, pjesa më e madhe e forcave janë përqëndruar në këtë vatër. Ndërkohë dhe në Krujë po ndërhyhet në shuarjen e 2 vatrave, njëra pranë guroreve ku punohet me 3 zjarrfikëse, 2 të Forcave të Armatosura dhe 1 e Krujës, ndërsa në ndihmë të tyre po shkon edhe një zjarrfikëse e Tiranës. Ndërkaq edhe një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Krujës ku një zjarrfikëse ka shkuar për shuarjen e zjarrit.

Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20