Top News – Në 20 shtete Amerikane/ Më shumë raste të reja të virusit
12/06/2020 17:57

Ndërsa shtetet amerikane po lehtësojnë kufizimet e lidhura me COVID-19, universiteti Johns Hopkins raporton se në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja të koronavirusit në dy javët e fundit. Situata ka bërë që zyrtarët e shëndetësisë të paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem. Një analizë e "Associated Press" e të dhënave mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit , zbuloi se në 21 shtete amerikane, nga e hëna, mesatarja javore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme. Ekspertët thonë se në këtë shtim të rasteve kanë ndikuar disa faktorë. Kështu, më shumë testime zbulojnë më shumë raste të reja. Por, heqja e kufizimeve për të qëndruar në shtëpi dhe hapja e ekonomisë, luajnë një rol të rëndësishëm po ashtu. SHBA ka mbi 2 milionë të infektuar prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë, një kompani amerikane e bioteknologjisë thotë se do të fillojë provat klinike në masë të gjërë të një vaksine të mundshme kundër koronavirusit muajin tjetër. Kompania "Moderna" është duke punuar me Institutin Kombëtar të Shëndetesise në SHBA për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19. Kompania tha se do të bëjë studimin e parë të madh muajin tjetër me 30 mijë vullnetarë. Një pjesë e tyre do të marrin vaksinën aktuale dhe pjesa tjerët do të trajtohen me placebo. Firma kineze e bioteknologjisë, Sinovac, gjithashtu planifikon të testojë vaksinën e saj muajin tjetër, në mbi 9,000 vullnetarë në Brazil. Brazili gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani. Administrata e Presidentit Trump po punon me laboratorë privatë dhe shpreson të ketë në dispozicion 300 milionë doza të një vaksine kundër Covid-19 deri në janar të vitit të ardhshëm. Por ekspertët thonë se nuk ka garanci që njëra nga këto vaksina të funksionojë, ose nëse funksionon, nuk do të ofrojë më shumë se pak muaj imunitet.

Top News- Përmbytje masive në Indi/ Shirat vrasin të paktën 30 persona, dëme të shumta
03/09 23:00
Top Channel/ “Pavdekësia është e mundur”! Mikrofonat nxjerrin zbuluar bisedën Putinit e Xi Jinping
03/09 22:38
Top Channel/ Takimi Putin-Kim Yong Un! Stafi koreano-verior aksion pastrimi, zhduk gjurmët e ADN-së
03/09 22:13
Top News- ‘Rebelët’ e Putinit kërkesë në BE, Hungaria e Sllovakia në mbrojtje të oligarkëve rusë
03/09 22:00
Top News – Putin pret Zelenskyn në Moskë. Presidenti rus i ‘pa’-interesuar për negociata
03/09 20:10
Top Channel/ Përqafime të ngrohta dhe shtrëngime duarsh! Çfarë nuk u pa nga takimi Putin-Kim Yong Un
03/09 20:06
Top Channel/ Kush të hyjë i pari në makinë, “sherr” pas takimit Putin-Kim Yong Un, përfundimi…
03/09 20:03
Top News – Serbia i jep Rusisë centralet bërthamore. Vuçiç harron BE, dritë jeshile Putinit
03/09 19:30
Top Channel/ Provokon Putin: Nëse Zelensky do takim, le të vijë në Moskë!
03/09 19:30
Top News- Krizë demografike, nuk ka fëmijë! Musk merr vèmendjen me postimin për Greqinë
03/09 14:17
Top News- Putin, Xi e Kim komplot kundër SHBA, Kremlini i përgjigjet Trump
03/09 14:04
Top News- Protestë me fshesa kundër qeverisë, gratë mbushin sheshet: Reformim
03/09 14:00
Top News- Google eviton ndarjen, gjykata e detyron të ndaj informacionin me konkurrentet
03/09 13:49
Top Channel/ Elon Musk: Greqia “po vdes” , kriza demografike: Mbi 700 shkolla të mbyllura!
03/09 13:47
Top News- Afganistani i rrënuar nga tërmeti/ Mbi 1400 viktima, uri e skamje tek të mbijetuarit
03/09 13:39
Top News- Sanchez ‘shuplakë’ Evropës për Gazën, kërkon ndërhyrje dhe reagim kundër Izraelit
03/09 12:57
Top News- Armë të reja në paradën ushtarake/ ‘Qen robotik’ e nëndetëset dron, Kina tregon fuqinë
03/09 12:56
Top Channel/ Thanë se ka ndërruar jetë, Trump: “Dy ditë të mos dal unë në konferencë…”
03/09 12:51
Top Channel/ Kinë, paradë gjigande ushtarake: Xi, Putin e Kim Jong Un bashkë në tribunë!
03/09 11:50
Top Channel/ Putin e “tradhtoi”, Trump i zhgënjyer: Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer!
03/09 11:48