Top News – Në 13 vjet mungoi drejtësia/ Reagojnë familjarët e viktimave të Gërdecit
15/03/2021 21:30

13 vjet pas shpërthimit tragjik në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona pr familjarët e viktimave drejtësia nuk është vënë në vend. Përmes një reagimi shoqata e familjarëve të viktimave në këtë ditë që përkujton ngjarjen e rëndë ka theksuar se drejtësia u sprovua dhe dështoi me këtë çështje. “Pavarësisht se disa persona u dënuan, ata tashmë i lanë duart nga drejtësia dhe shumë të tjerë nuk u hetuan. Dëgjuam lloj-lloj emrash kafshësh që u përfolën, që lanë gjurmë mbi letra e fakse, por nuk pati askush kurajon të hetonte e ta zbardhte ngjarjen. Drejtësia e la të pagjykuar edhe ish ministrin që sot kandidon për deputet. Pra, drejtësia nuk kapi as baxhanakët e djeshëm dhe as kunetërit e sotëm. Madje drejtësia ngatërroi edhe emrin e personit që i vuri zjarrin barutit. Drejtësia i la të lirë t’i ktheheshin biznesit apo politikës, që të ndërtojnë pallate për të qerasur politikën dhe kjo e fundit të qeverisë rehat pallatet. Jetët e humbura në 15 mars 2008 nuk kthehen më, por drejtësia mund të vendosej, me hir ose pahir. Me refome drejtësie apo jo”, thuhet në reagimin e shoqatës së familjarëve të viktimave të Gërdecit. Duke e vënë gishtin e akuzës mbi politikën shoqata thekson se ortakëria politike nuk deshi të bëhej drejtës dhe se nuk u nxor asnjë leksion nga kjo tragjedi. sipas familjarëve të viktimave, nuk pati rishikim të ligjeve me qëllim që hetimet të bëheshin ashtu sic duhet. “Madje, edhe reforma në drejtësi i vuri “tapën” çështjeve të vjetra, të kohës para reformës, që të mbyllte esapet e vjetra me qëllim që t’i hapte rrugë pazareve të reja. Sot, ne denoncojmë shëmtinë e politikes, që bëjnë sikur ishin dhe janë me ne kur në të vërtetë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të na penguar në gjykatat vendase apo edhe në Strasburg, që ne të humbim të fundit amanet të atyre që nuk jetojnë më dhe të fitojnë ata që sot riciklohen në politikë si gjoja “kundërshtarët” e tyre. Ne familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit, i themi vrasësve që pavarësisht se mund të mendojnë që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë apo me ndonjë ambasadatë, ata nuk i kanë mbyllur hesapet me ne dhe me popullin e thjeshtë të këtij vendi. Njohja e krimit dhe vënia e drejtësisë në vend i bën nder atyre që e bëjnë këtë dhe na vë në paqe ne viktimave të krimit” përfundon reagimi i familjarëve të viktimave që shkakoi tragjedia e Gërdecit në 15 marsin e 2008-ës.

Top News- Zjarr i madh në Vlorë, digjet pylli me pisha pranë hidrovorit
25/08 17:22
Top Channel/ Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25/08 16:48
Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37
Top Channel/ Kosova e mbërthyer nga kriza. 7 muaj pa institucione të reja kushtetuese
25/08 16:24
Top Channel/ Lamtumirë Artur Zheji! Përcillet në banesën e fundit gazetari
25/08 16:16
Top News – ‘Bio’ vetëm në letër. Si e mashtruan fermerët grekë qeverinë e tyre
25/08 16:10
Top News – ‘ Rrezatonte kulturë të madhe.’ Paskal Milo ndan kujtimet me Zhejin
25/08 16:08
Top News – Timo Flloko flet për Artur Zhejin. ‘Ishte personalitet i jashtëzakoshëm’
25/08 16:07
Top News – Rajmonda Bulku i jep lamtumirën Artur Zhejit. ‘Luftoi për fjalën e lirë’
25/08 16:06
Top News – Rama rikthehet në zyrë. Nis në kryeministri konsultimet për qeverinë e re
25/08 16:04
Top Channel/ Pastrohet Kepi i Rodonit. 66 ndërtime pa leje që do të shemben nga IKMT
25/08 15:23
Top Channel/ U nis në Malin e Tomorrit për mbarësi, arrestohet i kërkuari për trafik droge
25/08 15:20
Top Channel/ I dehur në timon vrau 2 motra. Specialisti i MB-së udhëtonte në krah të kundërt
25/08 15:16
Top Channel/ Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet. “PD do të kërkojë komision hetimor për 11 Majin”
25/08 15:13
Top Channel/ Mandatin e “Lapaj” e merr Ana Dajko. Kolegji Zgjedhor mbyll sagën e “Dajës deputet”
25/08 15:11
Top News – Lamtumirë Artur Zheji! Homazhet në nderim të publicistin të ndarë nga jeta
25/08 15:03
Top News – Të huajt që punojnë në Shqipëri. Më shumë indianë në ndërtim e filipinas në shërbim
25/08 14:47
Top News- As bojkot, as njohje e zgjedhjeve / Aksioni opozitar në shtator do të nisë nga Kuvendi
25/08 14:43
Top Channel/ Trafikanti shqiptar “qesëndis” Londrën: E thjeshtë të ndalojnë hyrjet, po s`duan vetë!
25/08 14:39
Top News – Siguria ushqimore për kafshët. Pr.ligji, deri në 2 milionë lekë gjobë për shkelësit
25/08 13:35