Top News – Ndryshoi politikën dhe Italinë… Berlusconi, mbreti i ‘Bunga-Bungas’ dhe i rikthimeve
12/06/2023 12:57

Në labirintin e politikës italiane, Silvio Berluskoni ishte një lider i pazakontë, një njeri që shkriu biznesin dhe jetën publike si askush tjetër. Personaliteti i rrallë i tij preku telat e elektoratit italian që vazhdoi ta mbështeste atë pavarësisht akuzave për korrupsion dhe mashtrime. Katër herë ai ishte kryeministër dhe në fund të secilës herë dukej sikur karriera e tij politike kishte mbaruar...por ai ia dilte të rikthehej...Nëntë vite pasi u ndalua nga postet publike, pasi u shpall fajtor për mashtrim me taksat, Berluskoni u rikthye në parlament, ose më saktë në senat në shtator 2022. Por, ishte më shumë jeta e tij private, mania për ta rrethuar veten me femra të reja e të bukura, si edhe skandalet seksuale ato që pushtonin faqet e para të gazetave në të gjithë botën. Berluskoni, ishte manjat mediash, pronar i një klubi futbolli dhe biznesmen miliarder, që nuk hoqi dorë asnjëherë nga politika dhe ndihmoi në përcaktimin e imazhit të italisë për dekada. Ai lindi në një familje të klasës së mesme në Milano, më 29 shtator 1936. Që kur ishte student tregoi se ishte i aftë të bënte para. Ndërsa studionte drejtësi në universitet ai ishte basist në një grup muzikor, fitoi reputacion si këngëtar duke punuar në klube nate dhe krocera ndërsa i shiste ese studentëve të tjerë. Pas diplomimit krijoi kompaninë e tij të ndërtimit, Edilnord. Në 1973 krijoi një kompani lokale televizioni kabllor të quajtur telemilano. Katër vite më vonë ai ishte pronar i dy kanaleve televizive dhe një studioje në milano.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36