Top News – Ndryshimet në qeveri/ Asnjë ministër nga veriu i vendit
31/12/2020 14:37

Pas ndryshimeve të fundit në kabinetin qeveritar nga Kryeministri Rama, qeveria aktuale nuk ka asnjë ministër që është me origjinë nga Veriu i vendit. Largimi i Sandër Lleshajt me origjinë nga Mirdita dhe Gent Cakajt nga Kosova ka bërë që si rrallë herë në këto 30 vite të pluralizmit qeveria të mos ketë asnjë përfaqësues nga Veriu. Ka pasur vetëm një precedent, në qeverinë e Fatos Nanos në prillin 1998 kur largoi Shaqir Vukajn si ministër dhe e bëri qeverinë nga zonat si Tirana e poshtë. Ndërkohë që në qeverinë e para pas 2013-ës, Rama kishte Ditmir Bushatin, Ilir Beqajn, Mimi Kodhelin, Lindita Nikollën, e në vijim solli, Ylli Manjanin, më pas Sandër Lleshajn, madje e çoi më tej këtë përfaqësim me dy ministra nga Kosova si Besa Shahini dhe Gent Cakaj. Tashmë qeveria aktuale i ka të gjithë ministrat të lindur në Tiranë dhe me origjinë nga Jugu. Vetëm ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka një lidhje me Pukën, por që është jo shumë e fortë dhe vetëm kalimtare. Ajo vetëm ka lindur në këtë qytet. Vetë Kryeministri lindur e rritur në Tiranë, si origjinë i përket jugut të vendit. Numri dy Erion Braçe, gjithashtu i lindur në Tiranë është nga Berati me origjinë. Ministrja Olta Xhaçka e lindur nëTiranë dhe me origjinë nga Korça, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me origjinë nga Gjirokastra, kurse Anila Denaj nga krahina e Vlorës. Belinda Balluku, ministre e Energjetikës, është një tiranase me taban. Elva Margariti ka lindur në Tiranë, Milva Ekonomi, ka lindur në Tiranë me origjinë nga Durrësi. Arben Ahmetaj është lindur në Gjirokastër, Ogerta Manastirliu ka lindur në Tiranë, por origjinën e ka nga Korça. Blendi Klosi ka lindur në Tiranë dhe origjinën e ka nga Mallakastra. Pandeli Majko ka lindur në Tiranë por origjinën e ka nga Gjirokastra. Eduard Shalsi, ka lindur Korçë. Ku dhe ka lindur edhe i rikthyeri në qeveri Niko Peleshi. Ministrja Elisa Spiropali është gjithashtu me origjinë nga qarku i Gjirokastrës.

Top News- ‘Zjarret nuk luftohen me medalje’ / PD akuza qeverisë për keqmenaxhim të fondeve
27/08 16:25
Top News – ‘Do i marrim avionët, por ata s’bëjnë magji’. Rama-Disa gjyqtarë, vendime në favor të zjarrvënësve
27/08 14:48
Top News- Nënkryetari serb ndan Kuvendin/ Nuk ka konsensus, Basha ndërpret seancën
26/08 18:39
Top News- Berisha nuk do ta hapë Kuvendin / Vlerëson Bardhin, ‘por për kreun do të vendosë grupi’
26/08 17:56
Top News – Më shumë komisione në Kuvend. Propozimi i PS ndan ‘veprimtarinë’ në tre pjesë
26/08 17:51
Top Channel/ Berisha refuzon të hapë Parlamentin. “Emëron” Bardhin në krye të grupit parlamentar
26/08 15:35
Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26