Top News – Ndihmë, nuk marrim dot frymë!/ SHBA, bllokohen 80 emigrantë në kamion
11/02/2021 20:13

Autoritetet amerikane janw duke hetuar mbi njoftimet se rreth 80 migrantë mund të jenw bllokuar të hënën në një kamion cisternë dhe nuk po merrnin dot frymë. Njw zyrtar i agjencisë së Emigracionit dhe Doganave u shpreh se autoritetet po hetojnë disa thirrje telefonike në numrin e emergjencës 911 të bëra në afërsi të San Antonios në Teksas.Gjatë njërës prej telefonatave, një person dallohej duke marrë frymë me vështirësi ndërsa dikush tjetër thërriste "ndihmë" në spanjisht, sipas një regjistrimi. Në sfond mund të dëgjoheshin të tjerë që ankoheshin.Njësia hetimore e agjencisë po përpiqet të mësojë nëse incidenti mund të ketë patur lidhje me trafikim personash, tha zyrtari qw kwrkoi tw mos identifikohej.Hetimi vjen ndërsa arrestimet e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë janë rritur pas rënies së ndjeshme me fillimin e pandemisë së koronavirusit.Zyrtarët amerikanë në janar ndeshën në gati 78,000 migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin jugor në mënyrë të paligjshme ose të cilëve u ishte mohuar hyrja në pikat e kalimit kufitar, një rritje prej 6 përqind krahasuar me muajin e kaluar.Në njërën nga telefonatat, një person tha se një kamion i bardhë me rreth 80 njerëz brenda kshte ndaluar në anë të autostradës, sipas një regjistrimi të marrë nga njw stacion televiziv lokal. Sherifi i Qarkut Bexar Javier Salazar, e përshkroi telefonatën kështu: "Të copëtohej zemra kur i dëgjoje, sepse pas telefonuesit në sfond, dëgjoheshin qartë të tjerët që thërrisnin për ndihmë në spanjisht, duke thënë se nuk po merrnin dot frymë.”

Top News- Tragjedi në ditën e Krishtlindjes/ Gjenden të vdekur 4 anëtarë të një familjeje
25/12 23:00
Top Channel/ Përmbytje në Kaliforni, 3 viktima dhe 160 mijë familje pa energji
25/12 22:28
Top Channel/ Francezët duan të ikin, 25% e popullsisë kërkon të emigrojë
25/12 22:21
Top Channel/ Turqia zbarkon në qytet, arrestohen 115 anëtarë të ISIS: Planifikonin sulme për festa
25/12 22:12
Top Channel/ Frikë… Edhe në Krishtlindje lufta nuk ndalet, Ukraina dhe Rusia sulm njëra-tjetrës
25/12 22:11
Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12 21:29
Top Channel/ Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet
25/12 19:56
Top News- Putin negociata me Orban për të shpëtuar Vuçiç, Trump presion mbi Serbinë
25/12 19:52
Top Channel/ Putin uron Trump dhe vazhdon sulmin, ekspertët: Zgjatja e negociatave, manovër
25/12 19:41
Top Channel/ Fiton i preferuari i Trump në Honduras, numërimi zgjati një muaj
25/12 15:15
Top Channel/ Turqia shkatërron rrjetin e ISIS, do të kryenin sulm gjatë Krishtlindjes
25/12 15:04
Top Channel/ Krishtlindja, Papa Leon XIV mesazh paqeje gjithë botës në sheshin Shën Pjetër
25/12 15:02
Top News – Arrestohen 115 pjesëtarë të Shtetit Islamik/Turqi, do kryenin sulme terroriste për festa
25/12 14:37
Top News – Putin poshtërohet ditën e Krishtlindjes / Ukraina merr kontrollin e plotë të Kupianskut
25/12 14:31
Top News – ‘Jeta dhe pronat janë në rrezik!’ Stuhi të frikshme në Krishtlindje, Kalifornia nën ujë
25/12 12:54
Top Channel/ Përmbytje dhe festë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kaliforni, shirat vazhdojnë
25/12 12:24
Top Channel/ Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
25/12 12:21
Top Channel/Protestë dhe festë/ Fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes të ngujuar në rrugë
25/12 12:21
Top Channel/ 468 milionë euro mrekulli, lotaria fitohet nga qyteti spanjoll i shkatërruar nga zjarri
25/12 12:20
Top News – Tani pritet përgjigjia e Putinit / Ukraina dhe SHBA miratojnë marrëveshjen e paqes
25/12 12:14
DIGITALB DIGITALB