Top News – Ndëshkon 1600 individë e kompani ruse / BE: ‘Të lidhur me pjesë për dronë dhe raketa’
12/10/2026 14:46

Bashkimi Evropian vendosi të hënën sanksione ndaj gati 1600 individëve dhe kompanive ruse të lidhura me industrinë e armatimeve, duke vënë në shënjestër veçanërisht ata që dyshohet se janë përfshirë në prodhimin e pjesëve për dronë dhe raketa. Në listën më të gjerë të sanksioneve të vendosura ndonjëherë që kur Kremlini nisi luftën në shkallë të plotë kundër Ukrainës gati pesë vjet më parë, BE-ja vuri në shënjestër gjithashtu 77 persona të akuzuar për organizimin, punën ose kandidimin në "zgjedhje farsë" në territoret e pushtuara të Ukrainës. Duke njoftuar sanksionet, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se më shumë se gjysma e tyre "kanë të bëjnë me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike që Rusia përdor për të vrarë civilë ukrainas çdo ditë". "Kjo nuk është koha për të lehtësuar presionin ndaj Moskës, por për ta shtuar atë," tha ajo. BE-ja deklaroi se kompanitë në fjalë gjenden në një listë të hartuar nga vetë qeveria ruse, "e cila i identifikon ato si pjesë të kompleksit ushtarako-industrial rus dhe, rrjedhimisht, u jep të drejtën për të përfituar subvencione". BE-ja i konsideron drejtuesit e këtyre kompanive si individë që "mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial të Rusisë". Ajo theksoi se sanksionet synojnë "furnizuesit e nivelit të mesëm që përbëjnë 'bërthamën' e industrisë ushtarake ruse". Komponentët që ata furnizojnë përfshijnë pajisje elektronike, pajisje komunikimi, sisteme radari dhe navigimi, sisteme satelitore dhe raketore, si dhe eksplozivë e municione.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53