Top News – Ndëshkohen ushtarët shqiptarë/ Publikuan video duke urdhëruar kolegët grekë
16/02/2021 22:04

Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos i është përgjigjur mesditen e së martës në Parlament pyetjes së kreut të partise se ekstremit te djathtë “Zgjidhja greke”, Kyriakos Velopoulos, nëse është kryer një hetim i brendshem për një video ku duken dy ushtarë grekë me origjinë nga Shqipëria t’u japin urdhëra ushtarëve të tjerë grekë në një repart ushtarak. Panagiotopulos, në lidhje me këtë incident që ndodhi në këtë njësi të ushtrisë, vuri në dukje se organet zyrtare kompetente të saj, për dy ushtarët që ishin drejtpërdrejt përgjegjës, kanë vendosur ndëshkimet e duhura disiplinore për veprën e kryer dhe u kontrolluan për çështjen e disiplinës edhe organet e shërbimit kompetent të Njësisë, për të cilat u konstatua ekzistenca e përgjegjësive indirekte dhe direkte. “Hetimi i brendshëm administrativ për këtë ngjarje specifike, eshte kryer dhe ka perfunduar menjëherë në mënyrë që të hetoheshin kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i saj në mediat sociale”, - ka theksuar ministri grek i Mbrojtjes. Video ne fjale ka qarkulluar në 15 janar në mediat sociale me titullin "Shqiptarët u japin urdhra ushtarëve grekë", dhe ka shkaktuar reagime te shumta duke mobilizuar oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të veprojnë dhe të gjejnë autorët. Video tregon dy të rinj, njëri prej të cilëve ka veshur rrobat ushtarake , ndërsa tjetri është i veshur me të zeza. Të dy mbajnë bereta në kokë dhe flasin shqip rrjedhshëm në kamera. Pastaj njëri nga të dy kthehet te një grup të rinjsh dhe jep urdher: “Skuadra, gati tu, para marsh! Ndërsa gjithashtu u jep urdhër të gjithëve të bërtasin një fjale. Më pas përshëndesin shokët e tyre. Gjithesesi ende nuk bëhen të ditura dënimet disiplinore që u janë dhënë dy ushtarëve me origjinë shqiptare.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16