Aktorja dhe ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Fondacioni që mban emrin e aktores së famshme. Në deklaratën zyrtare, fondacioni shprehet se me trishtim të madh ndan lajmin e vdekjes së themelueses dh presidentes së organizatës, për të cilën Bardot hoqi dorë nga karriera si aktore për t’iu përkushtuar mbrojtjes së kafshëve.