Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë autoritetin që i jep ligji në rrethana emergjencash për të ndalur demonstratat që kanë paralizuar kryeqytetin dhe kanë bllokuar pikat kufitare në formë proteste ndaj kufizimeve kundër COVID-19ës. Trudeau e bëri njoftimin në një fjalim drejtuar kombit, pasi zhvilloi një takim virtual me drejtuesit e provincave të Kanadasë.