Socialistët vijojnë punën për të çuar përpara shkrirjen e 15 bashkive të vendit, pavarësisht se demokratët kanë depozituar një tjetër propozim për shtimin e numrit të bashkive në 100 të tilla. Në komisionin e ligjeve, opozita kërkoi sërish që dy nismat e shumicës dhe pakicës parlamentare për reformën territoriale të shqyrtohet së bashku. Bylykbashi: “PD propozon 100 bashki, dhe kjo nisëm është zyrtarisht e depozituar. Kuvendi e ka dërguar për konsultim me bashkitë. Ky process nuk mund të vazhdojë. Duhet të presim qëndrimin e bashkive lidhur me projektligjin e ri, këshillat bashkiakë të shprehen për të, përfshirë këshillat që ju i thoni që nuk do jenë më nesër. Çfarë mendimi kanë për pr/ligjin tjetër.”