Top News – ‘NATO-s i kishte vdekur truri’, Macron: Putin e zgjoi me pushtimin e Ukrainës
31/05/2023 22:55

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t'i japin Ukrainës garanci "të prekshme dhe të besueshme" për sigurinë, tha se pushtimi rus i Ukrainës ka ringjallur NATO-n - gati katër vjet pasi ai e quajti aleancën "me tru të vdekur”. “Në Dhjetor të 2019-ës, unë pata fjalë të ashpra për NATO-n, duke nënvizuar atëherë dallimet që ekzistonin në zemër të saj midis Turqisë dhe disa shteteve të tjera, duke folur për vdekjen e trurit. Sot mund të them se Vladimir Putin e ringjalli atë me goditjen më të keqe elektrike”, tha Macron në fjalimin e tij në samitin e GLOBSEC në Bratislavë më 31 maj. Udhëheqësi francez tha se ai dëshiron që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të diskutojnë thellimin e bashkëpunimit për të fituar aftësitë e tyre sulmuese dhe për të garantuar sigurinë e tyre. Ai ftoi ministrat evropianë të mbrojtjes për të diskutuar këtë temë gjatë një konference në Paris më 19 qershor. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve të bllokut që të blejnë pajisje mbrojtëse të prodhimit evropian. Macron tha se çështja nuk është të zëvendësohet NATO me një strukturë mbrojtëse të dominuar nga franko-gjermanët, por "çështja është të ndërtohet një Evropë e fortë". Pamjet: AFP

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57