Në Bruksel, kryeminsitri Edi Rama së bashku me delegacionin shqiptar, u prit nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Qeveria shqiptare i prezantoi sekretarit të aleancës ushtarake, ambicien për t’i shtuar infrastrukturës së NATO-s, bazën e flotës detare në portin e Durrësit. Fill pas përfundimit të diskutimeve, në një konferencë për mediat, Stoltenberg përgëzoi Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.