Edhe pse NATO, ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, aleanca është duke blinder kufijtë në Evropën Lindorë, duke i përqëndruar një pjesë të madhe të trupave në Ballkan. Aleanca ka bërë një plan gadishmërie për luftë dhe baza kryesore në rajon do të jetë Rumania. Bukureshti e ka kërkuar prej kohësh një forcë beteje të NATO-s të pranishme në territorin e saj, të ngjashme me ato të dislokuara në Estonia, Letoni, Lituani e Polonia pas aneksimit të Krimesë në 2014-tën.