Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka konfirmuar sërish të premten se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, në rast se Rusia pushton vendin. “Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes ushtarake për ushtrinë ukrainase”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC.