Top News/NATO, një e treta e Evropës nuk paguan faturën/Shqipëria, 1.76 për qind të GDP për mbrojtje
13/02/2024 12:03

Donald Trump shkaktoi jo pak polemika fundjavën që lamë pas me deklaratat e tij për NATO-n. Ai shkaktoi një stuhi të vërtetë politike me komentet në një tubim në Karolinën e jugut, kur tha: Nëse nuk paguani, jeni keqbërës? Jo, unë nuk do t’ju mbroj ju. Në fakt, unë do ti inkurajoj ata të bëjnë cfarë dreqin të duan, ju duhet të paguani faturat tuaja”. Shtëpia e bardhë menjëherë reagoi duke i quajtur komentet e tij tronditëse dhe të rrezikshme dhe argumentoi se ato promovonion kaos. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se cdo sugjerim se aleatët nuk do të mbrojnë njëri tjetrin, dëmton sigurinë e përbashkët dhe rrezikon trupat amerikane dhe evropiane. Por, pavarësisht komenteve shpërthyese, ish presidenti Trump, e ka një të drejtë. Edhe pse NATO ka disa fonde të përbashkëta, ku të gjithë anëtarët kontribuojnë, pjesa më e madhe e fuqisë së saj vjen nga shpenzimet kombëtare të mbrojtjes të vetë vendeve anëtare. Në 2014-ën, aleanca u angazhua të shpenzonte minimumi 2 për qind të GDP cdo vit, për mbrojtjen, dhe pjesa më e madhe e anëtarëve dështuan ta arrinin këtë qëllim vitin e kaluar pavarësisht angazhimit kur rusia aneksoi krimenë nga Ukraina. Sipas vlerësimeve nga korriku i vitit të kaluar, vetëm 11 nga 31 vendet anëtare të NATO-s ishin në rrugën e duhur për të arritur objektivin e 2 për qindëshit, në 2023-shin. E këto vedne ishin Polonia, SHBA, Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria, Letonia, Britania dhe Sllovakia. Franca dhe gjermania, dy peshat e rënda ekonomike të BE-së dhe anëtarë themelues të aleancës, nuk e arritën 2 për qindëshin duke shpenzuar respektivisht 1.9 dhe 1.567 për qind. Zyrtarët gjermanë thonë se presin të plotësojnë objektivin këtë vit, kjo edhe falë një fondi special prej 1 miliardë eurosh të krijuar si reagim ndaj luftës së rusisë në Ukrainë. Por pavarësisht se nuk e ka arritur këtë objektiv, gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe me armë për ukrainën, pas SHBA-së. Por, edhe nëse gjermania rrit shpenzimet e saj të mbrojtjes, mbeten shumë vende të tjera prapa. Shpenzuesit më të vegjël janë spanja, belgjika dhe luksemburgu, respektivisht me 1.26 dhe 0-72 për qind. Ndërsa shqipëria, renditet diku në mes të listës, me 1.76 për qind të GDP-së si shpenzime për mbrojtjen. NATO pritet të publikojë shifrat e reja në ditët në vijim dhe ndoshta do të shihet se më shumë aleatë e kanë arritur objektivin prej 2 për qindësh.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB