Top Channel/ Izraeli “sulmon” Bregun Perëndimor: Operacion i ri kundër “terrorizmit”!
26/11/2025 11:37

Në kohën kur vëmendja e botës nisi të shkëputej nga Gaza pas arritjes së armëpushimit në enklavën e munduar nga lufta, sot mbërrin njoftimi se ushtria izraelite ka nisur papritur një ofensivë në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor, të cilën IDF-ja e përshkruan si operacion të ri “kundër terrorizmit” në veri të Bregut të okupuar Perëndimor. Ushtria e shtetit hebre dhe shërbimi i brendshëm i sigurisë pohuan përmes një deklarate të përbashkët se “operacioni i gjerë antiterror po zhvillohet në zonën e Samarisë së Veriut” – duke përdorur kështu termin biblik izraelit për një pjesë të Bregut Perëndimor. IDF-ja sqaroi në një përgjigje për AFP-në se kjo ofensivë nuk është pjesë e operacionit të saj kundër terrorizmit që nisi në janar të këtij viti, i cili kryesisht shënjestron kampet e refugjatëve palestinezë. Dhuna në Bregun Perëndimor, të cilin shteti hebre e ka pushtuar që nga viti 1967, është shtuar ndjeshëm që kur Hamasi sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023, duke nxitur luftën në Gazë. As pushimzjarri i brishtë, në fuqi që nga 10 tetori, nuk ka mundur ta ndalojë dhunën plotësisht. Që nga fillimi i konfliktit, trupat e Izraelit por edhe kolonët izraelitë kanë vrarë në Bregun perëndimor më shumë se 1.000 palestinezë – shumica prej të cilëve militantë, por mes viktimave ka edhe dhjetëra civilë.

Top News- Ngarkesa sekrete e F-35 përfundon në Hong Kong, SHBA del zbuluar
21/09 23:00
Top Channel/ Hoqi dorë nga bota e kinemasë për milionat e portaleve për të rritur, rrëfen aktorja
21/09 23:00
Top Channel/ Trump: Rusia e ka humbur kontrollin mbi naftën prej Ukrainës
21/09 22:57
Top News- SHBA zbulon komplotin rus: survejim dhe vrasje të shënjestruara në Uashington
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:51
Top News- 2.1 tonë kokainë kapen në një varkë në Spanjë, arrestohet edhe një shqiptar
21/09 22:50
Top News – Bota në zi buke/ I nxehti përvëlues, pasojat shkatërruese në njerëzim
21/09 22:30
Top Channel/ Nuk pranoi notën, nxënësja sulmon me thikë mësuesen në shkollë
21/09 22:26
Top Channel/3.2 milionë euro të fshehura në mure, policia zbulon pasurinë e fshehur, 34 të arrestuar
21/09 22:06
Top Channel/ E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja ishte nënë e 5 fëmijëve
21/09 21:47
Top News – Momente tmerri në Japoni/ Tajfuni Dujuan godet vendit, largohen 2 milionë njerëz
21/09 21:26
Top Channel/ Përplasja Trump-media, 5 rrjete televizive refuzojnë mbulimin, paditet SHBA
21/09 19:59
Top Channel/ Nënë e bir gjenden pa jetë në garazh, dyshimi i frikshëm: Helmim nga…
21/09 19:34
Top News – AI do shkatërrojë botën deri në 2030… / Bosi i Nvidias: Ka 0 për qind mundësi të ndodhë
21/09 18:43
Top News – Trump do të sulmonte Huthit… / NYT: ‘Ndryshoi mendje’ në momentin e fundit
21/09 18:42
Top News-Futbollisti shqiptar humb jetën në Itali/ U përplas nga një makinë sapo përfundoi ndeshjen
21/09 18:41
Top News – ‘Predhë e panjohur’ godet cisternën / Sulmohet anija në Hormuz, katër të plagosur
21/09 17:30
Top News – Depot e municioneve në flakë… / Shpërthejnë njëra pas tjetrës, 4 të plagosur në Siri
21/09 17:00
Top News – Putin ‘pushton’ Dumën ruse / ‘Rusia e Bashkuar’ siguron 355 vende në parlament
21/09 16:22
Top Channel/ Putin shpall “fitore rekord” në zgjedhje: BE, pikëpyetje rreth legjitimitetit!
21/09 14:51