Në një dhomë të mbushur plot, në një ndërtesë pranë pistës së bazës ajrore Amari në Estoni, të gjithë po shohin në televizor episodet e vjetra të serisë Friends. Papritur, hapet një derë rrëmbimthi dhe dëgjohet një zë...: Zombit po drejtohen në veri, kanë dalë nga Kaliningradi...’ Menjëherë njerëzit ngrihen në këmbë dhe i drejtohen dhomës së operacioneve ku ekranet dhe hartat digjitale mbajnë shenjën “Sekret i NATOs”.