Top News- NATO, luftë me Rusinë deri në 2029 / Paralajmëron Gjermania: Putin e ka planifikuar sulmin
02/06/2025 13:53

NATO duhet të jetë gati për luftë në katër vitet e ardhshme, paralajmëroi shefi i mbrojtjes i Gjermanisë, pasi pretendoi se Rusia po përgatitet të sulmojë më shumë vende evropiane. Gjenerali Carsten Breuer tha se NATO po përballet me një "kërcënim shumë serioz" nga Rusia, më i rëndi që ai ka parë në 40 vitet e tij të shërbimit. Breuer shpjegoi se Rusia po prodhon armë me një ritëm të shpejtë, me rreth 1,500 tanke beteje dhe katër milionë fishekë artilerie çdo vit. Çështja kryesore është se jo të gjitha këto po dërgohen apo përdoren në Ukrainë, e ndoshta kjo tregon se municionet po grumbullohen për t'u përdorur kundër vendeve të NATO-s. "Ka një qëllim dhe ka një grumbullim të rezervave", thotë ai. Breuer e përforcoi paralajmërimin e tij duke thënbë se "analistët po vlerësojnë vitin 2029" si afatin kohor të mundshëm të Rusisë për një sulm, duke përfunduar: "Duhet të jemi gati deri atëherë". "Nëse më pyesni tani, a është kjo një garanci që nuk do të ndodhë dicka më herët se viti 2029? Do të thoja jo, nuk është. Pra, duhet të jemi në gjendje të luftojmë që tani", tha ai. Në prill, gjenerali paralajmëroi se Putini do të ketë grumbulluar një ushtri prej 3 milionë trupash deri vitin e ardhshëm dhe se ai dëshiron të "dobësojë dhe shkatërrojë NATO-n si aleancë dhe të diskreditojë formën perëndimore të shoqërisë". Shtetet baltike; Lituania, Letonia dhe Estonia janë veçanërisht të prekshme, sipas ekspertit të mbrojtjes. Estonezët përdorin analogjinë e të qenit afër një zjarri të egër dhe të qenit në gjendje të "ndjesh nxehtësinë, të shohësh flakët dhe të nuhasësh tymin". Gjenerali bëri thirrje për veprim, duke u kërkuar vendeve të tjera të NATO-s të rindërtojnë ushtritë e tyre.

Top Channel/ Gjimnazistësh marshojnë në Elbasan, u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen
19/10 10:42
Top News – Rama premton rritje rroge për policët: Dhuna nga terroristët e ANTIFA-s
19/10 10:42
Top Channel/ Tritol në Vlorë, dëmtohet automjeti i kreut të njësisë administrative Shushicë
19/10 10:41
Top News – Sulmi ndaj Komisariatit nr. 3. Ministri Demo: U tejkalua vija e kuqe, s’ka më protestë
19/10 10:35
Top Channel/ Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, mblidhen në sheshin “Skënderbej”
19/10 10:34
Top Channel/ Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, bizneset blindojnë pronat e tyre
19/10 10:29
Top Channel/Policia patrullon Tiranën, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues
19/10 10:07
Top Channel/ ‘Si mund të jenë këta që shkatërrojnë zëri i së ardhmes’, Rama: 2500 euro për policët…
19/10 10:02
Top Channel/ Të rinjtë në Lezhë bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë në rrugët e qytetit me…
19/10 09:57
Top Channel/ Të miturit ‘Mish për top’, Rama:Një vajzë përdorte fjalorin e një burri të dehur ndaj…
19/10 09:47
Top Channel/ Rama për protestat: Dhuna nuk negociohet, ka rënë shteti nëse…
19/10 09:36
Top News- “2500 € për çdo polic në front”, Rama: Kapuçonët kanë nevojë për psikolog, gati për dialog
19/10 09:34
Top Channel/ “Dhuna nuk ka vend në demokraci”, Demo: Dhuna ndaj policisë e papranueshme
19/10 09:31
Top News- ‘Negociatat kanë kalendar’/ Rama- nxisni dhunë sepse nuk më mundni dot me zgjedhje
18/10 23:09
Top News- ‘Ramës i dështoi skenari’, Berisha reagon për sulmin me gaz në selinë e PD
18/10 23:09
Top News- Gurë te PS, gaz te PD/ Dita e gjashtë e protestës prek edhe selitë e dy partive
18/10 23:01
Top News- Sulmohet komisariati numër 3/ Si u kapën në befasi policët, disa të plagosur
18/10 22:59
Top Channel/Dhuna, reagojnë komunitetet fetare/Bëhen thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog kombëtar
18/10 22:59
Top Channel/Protestat, reagon Macron: Nuk jemi republika e dhunës, përgjegjësit do dalin para ligjit
18/10 22:16
Top Channel/ Molotovë drejt policisë pranë selisë blu, pamjet e sulmit gjatë protestës në Tiranë
18/10 22:12