Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi Rusinë të hënën për "kosto të rënda" nëse nis një sulm të ri ndaj Ukrainës, duke thënë se aleanca mbështet të drejtën e Kievit për t'u mbrojtur. "Ne gjithashtu duhet t'i dërgojmë një mesazh shumë të qartë Rusisë, se ne jemi të bashkuar dhe se do të ketë kosto të rënda -- kosto ekonomike, politike -- për Rusinë nëse ajo përdor përsëri forcën ushtarake kundër Ukrainës”, tha Stoltenberg në një takim me zëvendëskryeministrin e Ukrainës. Deklarata vjen përpara dy takimeve vendimtare këtë javë mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s nga njëra anë dhe Rusisë nga ana tjetër, lidhur me mundësinë e një pushtimi tjetër rus të Ukrainës.